E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunim me Zvicrën për forcimin e vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesa

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Shqipëria dhe Zvicra do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile dhe sigurisë së ndërtesave përmes një projekti të ri që synon përmirësimin e sistemit të vlerësimit të dëmtimeve pas fatkeqësive natyrore.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber nënshkruan marrëveshjen për projektin e vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesa.

Marrëveshja do të zbatohet nga Instituti i Ndërtimit me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Marrëveshja synon forcimin e sistemit kombëtar për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, përmes unifikimit të standardeve teknike, trajnimeve profesionale dhe rritjes së bashkëpunimit institucional në situata emergjente.

Ajo parashikon gjithashtu rritjen e kapaciteteve teknike dhe ekspertizës profesionale, me qëllim përmirësimin e sigurisë publike, qëndrueshmërisë së ndërtesave dhe reagimit pas fatkeqësive natyrore.

1 nga 4

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›