E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkëpunimi FSHF-bashkia Kamzë për fushën e re, Duka inspekton punimet në Valias

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia Kamzë kanë nisur menjëherë bashkëpunimin për ndërtimin e fushës së re në Valias, si pjesë e projektit të FSHF “100 fushat”.

Në kuadër të këtij investimi madhor, presidenti Armand Duka zhvilloi një vizitë në Valias, ku u njoh nga afër me ambientin ku do të ndërtohet fusha dhe inspektoi nga afër punimet.

Duka ishte i shoqëruar në këtë vizitë nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli dhe deputetja Lindita Nikolla.

Në fjalën e tij, Duka, falënderoi bashkinë e Kamzës për bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e investimeve në terrene sportive për fëmijët.

Ai u shpreh se objektivi kryesor është edukimi përmes sportit dhe rritja e numrit të fëmijëve që luajnë futboll.

Duka nënvizoi se FSHF është e hapur të bashkëpunojë me bashkitë dhe sektorin privat për ndërtimin e më shumë terreneve sportive në gjithë vendin.

“Kamza në hartën e terreneve sportive është një nga zonat më të zhvilluara për arsye sepse ne kemi një qendër dikur të ekipeve Kombëtare me tre fusha dhe tani e kemi kaluar në menaxhim të futbollit të fëmijëve për të luajtur të gjithë fëmijët e zonës për t’u stërvitur dhe për të zhvilluar ndeshje. Me këtë investim këtu do të pasqyrohen akoma më shumë”, tha Duka.

Ai theksoi se, objektivi është që të kemi fëmijë më shumë që luajnë futboll.

Kryetari i Bashkisë Kamzë, Rakip Suli, theksoi se objektivi kryesor është përfshirja e sa më shumë fëmijëve në aktivitetet sportive dhe investimi i vazhdueshëm në sport për zhvillimin e komunitetit. Sipas tij, stadiumi është realizuar me të gjitha përmasat e FIFA-s.

Deputetja Lindita Nikolla e cilësoi si xhevahir për të rinjtë e këtij komuniteti investimin në infrastrukturën sportive.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›