E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Dy dronë të mëdhenj shkelin hapësirën ajrore në Suedinë jugore

STOKHOLM, 26 shtator /ATSH/- Dy dronë të mëdhenj kanë shkelur dje në mbrëmje hapësirën ajrore në Suedinë jugore, vetëm gjashtë milje nga baza detare Karlskrona, ndërkohë që rritet pasiguria e policisë në lidhje me llojet e avionëve, sipas “Express U.S.”

Dronë të tjerë misteriozë janë raportuar në të gjithë Evropën – vetëm disa ditë pas kaosit të shkaktuar në aeroportet skandinave.

Vetëm gjashtë milje nga baza detare Karlskrona e Suedisë, dy dronë masivë u panë duke fluturuar mbi arkipelagun e rajonit jugor, një incident i lidhur me rusët.

Oficerët dëshmuan një prej avionëve në veprim – ndërsa autoritetet mbeten të pasigurta për natyrën e këtyre pajisjeve.

Ata dyshojnë se ngjarja është e lidhur me incidentin e mëparshëm në Danimarkë, që  detyroi mbylljen e aeroportit më të ngarkuar të vendit të hënën.

Një dron u raportua gjithashtu në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, megjithëse mbetet e paqartë nëse ky incident ka lidhje.

Shpejt lindën spekulime se Rusia mund të ishte përgjegjëse për shkeljet e hapësirës ajrore, megjithëse nuk ka prova për të mbështetur këto pretendime.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmendi “shkeljen” e hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia – gjatë një fjalimi në Kopenhagë, por nuk citoi asnjë burim për të mbështetur deklaratën e tij. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›