Bashkia Tiranë: Grupet e punës me shërbim të përforcuar në terren

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë përfshirë vendin prej disa orësh.
Burime zyrtare pranë bashkisë Tiranë, bëjnë me dije për ATSH-në se situata nuk paraqet rrezikshmëri në kryeqytet.
Të njëjtat burime shprehen se deri në orën 10:00 të paradites së sotme, në shërbimin zjarrfikës nuk ka mbërritur asnjë telefonatë emergjence.
Bashkia njofton se grupet e punës kanë kaluar në shërbim të përforcuar në terren, për të ndjekur nga afër situatën në çdo lagje dhe rrugë të kryeqytetit.
/e.i/r.e/a.f/