Reshjet e dendura lënë pa energji elektrike disa zona

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona, kryesisht rurale.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bën të ditur se prania e ujit dhe pemët e rrëzuara kanë dëmtuar disa kabina dhe linjat ajrore të shpërndarjes së energjisë.
Sipas OSSH-së, brigadat e elektriçistëve po punojnë pa ndërprerje për riparimin e defekteve, pavarësisht kushteve të vështira që paraqet moti i keq.
OSSH u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo ndërprerje ose problem në furnizim përmes Call Center-it 24-orësh në numrin 042274141, duke siguruar se stafet janë në gatishmëri për asistencë të menjëhershme.
1 nga 6/a.gj/a.f/r.e/