E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Vietnamit në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadores së Republikës Socialiste të Vietnamit, Pham Thi Thu Huong.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Shqipërisë, Pham Thi Thu Huong.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›