E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vakancat në Komisionin Rregullator në KQZ, nesër afati i fundit për aplikim. Dorëzohen 6 kandidatura

Më 23 tetor mbyllet afati për aplikimet për pesë vendet vakante në Komisionin Rregullator në KQZ. Radio Televizioni Shqiptar mëson se deri tani janë dorëzuar 6 kandidatura.

Mes tyre me mbështetjen e Partisë Demokratike janë Helga Vukaj, e cila aktualisht është pjesë e Komisionit Rregullator dhe Arben Ristani, ish-kryetar i KQZ-së.

Në listën e kandidatëve që mbështeten nga PS përfshihen Ilirjana Nano, e cila kryeson aktualisht Komisionin Rregullator dhe Dritan Çakaj anëtar në detyrë. Po ashtu edhe emri i Bledar Skënderit, ish-anëtar i KQZ deri në vitin 2020, është një tjetër propozim i mazhorancës.

Komisioni Rregullator përbëhet nga pesë anëtarë tre të propozuar nga shumica dhe dy nga opozita dhe ka rol vendimtar në administrimin e proceseve zgjedhore.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›