E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj pret Presidenten e KE-së në Presidencë

Presidenti Begaj ka mirëpritur sot në Presidencë, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Takimi nisi në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 09:45.

Von der Leyen ndodhet në Shqipëri në kuadër të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6), që do të zhvillohet më 13–14 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve.

Në orën  09:50, Presidentja e KE-së do të pritet nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›