E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj takon ministrin Dukaj: Shqiptarët në Malin e Zi, urë e fortë miqësie mes dy vendeve

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, me të cilin diskutoi arritjet dhe rolin e faktorit shqiptar në Malin e Zi.

Begaj vlerësoi shqiptarët në Malin e Zi si një faktor konstruktiv dhe europianist, si dhe kontributin e tyre në nivel lokal dhe qendror në proceset integruese të vendit.

“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me përfaqësues shqiptarë në Malin e Zi”, u shpreh Presidenti.

Begaj theksoi se shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë një urë të fortë miqësie dhe lidhjeje mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›