E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqa: Kriza në Kosovë, e pakëndshme, por e pritshme. Lëvizja e Osmanit, e papritur

Pedagogu Mentor Beqa ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kriza në Kosova sa i përket zgjedhjes së presidentit është e pakëndshme, por e pritshme.

Sipas Beqas, ajo që është mund të konsiderohet si e papritur është lëvizja e Vjosa Osmanit që kapi në befasin Albin Kurtin.

“Situata politike në Kosovë mbetet shumë e polarizuar ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Po ashtu edhe opozita mbetet e përçarë. Pritej që të gjendeshim përballë një situate të tillë.

Ajo që është e papritur dhe duket që vetë Albin Kurti është kapur në befasi është reagimi i presidentes Vjosa Osmani për shpalljen për dekretin për zgjedhjet.

Ky është një realitet faktik tanimë i krijuar në Kosovë. Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Gjykata Kushtetuese ku është ankimuar ky dekret dhe nëse do të ketë një interpretim të ndryshëm…”, u shpreh Beqa.

Ai vuri në dukje se problemi në Kosovë është te ngërçi kushtetues dhe deri më tani nuk ka një strategji për rrugëdaljen nga situata ku gjendet Kosova.

Beqa theksoi më tej se “nga ky ngërç ka vetëm një rrugëdalje; Gjykata Kushtetuese jep një interpretim të qartë dhe të saktë, jo ambig të Kushtetutës ose ndryshohet Kushtetuta për të gjetur një tjetër mënyrë të zgjedhjes së presidentit”.

“Së dyti problemi është te ngërçi kushtetues që është krijuar dhe besoj se problemi është se nuk  një strategji rrugëdalje në situatën që gjendemi. Ja shkuam në zgjedhje do të përsëritet e njëjta situatë, sepse konfigurimi politik të detyron që kuorumi të krijohet me konsensus.

Ligjvënësi kur ka hartuar Kushtetutën e Kosovës ka kërkuar që presidenti të zgjidhet me konsensus sepse është figura përfaqësuese kombëtare.

Nëse partitë politike dështojnë që të zgjedhin një figurë përfaqësuese ne do të gjendemi në një realitet të tillë, një lloj ngërçi të tillë dhe duket që është e domosdoshme që nga ky ngërç ka vetëm një rrugëdalje; Gjykata Kushtetuese jep një interpretim të qartë dhe të saktë, jo ambig të Kushtetutës ose ndryshohet Kushtetuta për të gjetur një tjetër mënyrë të zgjedhjes së presidentit”, deklaroi më tej Beqa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›