E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, arrestohet 67-vjeçari për pastrim parash, sekuestrohen mijëra euro

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Policia e Beratit, në kuadër të operacionit “Produkti”, goditi një rast të dyshuar në fushën e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Sipas policisë, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K.K., 67 vjeç, banues në Berat.

Policia njoftoi se “nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga, shuma monetare që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, si dhe 1 automjet dhe 1 aparat celular”.

Policia bëri të ditur se vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›