Berisha: PD mbështet protestën e Koalicionit për Familjen kundër terapisë hormonale tek të miturit

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të masës së vendosur ndaj tij nga GJKKO “detyrim paraqitje”, për dosjen “Partizani”.
Berisha tha se opozita do të mbështesë protestën e organizuar nga Koalicioni për Familjen në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Duke iu referuar udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në lidhje me personat transgjinorë, Berisha tha se “vendosi që të përdorin terapinë për ndryshimin e gjinisë tek 14-vjeçarët”.
Kreu i PD-së theksoi se terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët është një akt i shëmtuar. Sipas tij, vendime të tilla duhet të merren vetëm në moshë madhore.
“Sot është dita e fëmijëve, por Koalicioni për Familjen ka vendosur të bëjë një protestë. Dhe shanset janë që ne të mbështesim sot protestën e koalicionit për familjen. Sepse, është 1 Qershori”, ai.
“Jashtë çdo lloj kriteri, qoftë biologjik, qoftë sociologjik, qoftë të përgjegjësisë. Kjo është t’ia rrëmbesh prindërve fëmijën nga gjiri i tyre. Dhe ky është një akt i shëmtuar, antiligjor. Nuk jemi kundër, ka një moshë të caktuar në të cilën fëmija, se nuk jemi t’i injorojmë, diskriminojmë, jo. Por mosha më ideale është mosha e përgjegjësisë, 18-22-vjeçare. Çdo veprim para kësaj moshe është një atentat në identitetin njerëzor. Dhe unë shpreh solidaritetin tim me aleancën për familjen”, tha Berisha.
/m.q/j.p/r.e/