E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Regjimi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të hënë, Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu.

“E kemi thirrur këtë mbledhje për probleme jashtëzakonisht të rëndësishme të partisë dhe të vendit”, e nisi fjalën e tij lideri demokrat.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se:“Sot udhëkryqi në të cilin e ka vendosur regjimi po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm, po bëhet më i rrezikshëm se kurrë më parë. Edi Rama pas faktimit, pas dokumentimit të implikimit të tij direkt në një mori aferash korruptive, në dosjen Balluku dhe jo vetëm, pas faktimit dhe dokumentimit se AKSHI është kopshti privat në fakt, është gropë e zezë e Lindave të Ramës dhe vetë atij, vendosi siç e dini në një akt të pashembullt t’i mbyllë dyert drejtësisë, të hedhë në kosh, duke penguar arrestimin e Lubi Ballukut.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›