E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në SPAK, “nuk harron” Altin Dumanin: Parelarës dhe pronar i katër banesave

Nga SPAK, aty ku duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk harroi të lexonte mesazhin që la për ish-kreun e këtij institucioni, Altin Dumani.

“Altin Gjoka Hajri Troplini Dumanit, armikut të egër të pluralizmit politik, parelarësit dhe pronarit të katër banesave, falsifikatorit dhe mashtruesit të dokumenteve shtetërore, drejtësia vonon, por nuk harron”, tha Berisha para gazetarëve.

Ish-kryeministri sulmoi edhe kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

“Aty duhet të futeshe me maskë ose me antigaz sepse dosjet e Edi Ramës kundërmonin në të katër anët”, tha Berisha.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”.

Të bashkëpandehur në proces janë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, që sipas SPAK është përfituesi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv, Partizani, Fatmir Bektashi, që ndërtoi 17 pallate mbi këto troje dhe një notere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›