Berisha njofton protestën e rradhës. Ja kur do të mbahet

Më 22 mars është protesta e radhës e Partisë Demokratike.
Lajmin e njoftoi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga selia blu.
“E gjithë Shqipëria në Tiranë. Të vazhdojmë kryengritjen paqësore gjer në fitore’ tha Berisha në hyrje të selisë së PD-së.
Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.
22 Marsi është një ditë me rëndësi të madhe për historinë e pluralizmit në vend dhe për Partinë Demokratike.
PD erdhi në pushtet më 22 mars 1992, vetëm 14 muaj nga koha kur ajo ishte themeluar, duke përshkuar një rrugë të vështirë përballjesh dhe sfidash të pabarabarta me PPSH-në dhe Sigurimin e Shtetit, si dhe provën e zgjedhjeve të para pluraliste të mbajtura më 31 mars 1991.