82 Kundër, 47 Pro/ Kuvendi nuk i heq imunitetin Ballukut

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të enjte kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku.
Pas prezantimit të dy raporteve në seancën plenare nga përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës, Ulsi Manja për Partinë Socialiste dhe Oerd Bylykbashi për opozitën, kërkesa u hodh në votim.
Rezultati përfundimtar ishte 82 vota kundër heqjes së imunitetit dhe 47 vota pro, duke rrëzuar kështu kërkesën e SPAK.
Gjatë diskutimeve në Kuvend u prezantuan dy qëndrime të kundërta politike.
Socialistët argumentuan se Balluku, e cila nuk mban më funksione ekzekutive në qeveri, nuk përbën rrezik për prishjen e provave apo për arratisje dhe se hetimet nga SPAK mund të vijojnë pa masën e arrestit me burg.

Pas votimit, deputetët e PD-së lanë karriget e tyre duke bllokuar foltoren e Parlamentit.