E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për Avokatin e Popullit: Mazhoranca refuzoi kandidaturat e PD

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit.

Berisha theksoi se mazhoranca rrëmbeu edhe institucionin e fundit që kishte një përfaqësues të pranuar nga të dyja palët, duke theksuar se refuzoi kandidaturat e mbështetura nga PD për Avokatin e Popullit.

“Një proces i instaluar prej shumë vitesh, u përmbys dje duke rrëmbyer dhe institucionin e fundit që kishte ngelur gjysmë, se ajo ka qenë një kandidaturë konsensuale. Zonja Ballanca ka qenë një kandidaturë e pranuar nga të dyja palët.

“Megjithatë ne kemi vlerësuar punën. Ky pushtet, kjo grimë, ky segment kishte ngelur. Refuzoi në mënyrë kategorike zotin Besim Ndregjoni, refuzoi në mënyrën kategorike zonjën Adriana Kalaja, refuzoi në mënyrë kategorike çdo kandidaturë tjetër të mbështetur nga PD dhe grabiti opozitën që donte”, tha Berisha.

Kuvendi zgjodhi me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, Endrit Shabanin si Avokatin e Popullit për një mandat 5-vjeçar.

Deputetë e PD, braktisën sallën e Parlamentit gjatë procesit të votimit të kandidaturave për Avokatin e Popullit.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›