Mbrëmja Gala, katër futbollistët e nominuar për “Topin e Artë 2025”

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Në mbrëmjen Gala që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit më 15 dhjetor, një nga çmimet më të rëndësishëm është “Topi i Artë 2025” për kategorinë djem.
Ky trofe do të diskutohet këtë vit mes katër futbollistëve të nominuar, ish-sulmuesi i Dinamo City-t, autori i shumë golave me kryeqytetasit, Baton Zabërgja.
Një tjetër i nominuar është sulmuesi i Vllaznisë, fituesi në fuqi i Topit të Artë, Bekim Balaj.
Po ashtu, futbollistët shqiptarë kanë nominuar edhe sulmuesin e Dinamo City-t, Dejvi Bregu si edhe portierin e Egnatias, Mario Dajsinani.
Më 15 dhjetor, në orën 20:00 do të vendoset se cili prej lojtarëve do të ngrejë lart “Topin e Artë 2025″.
/gj.m/r.e/a.f/