Berisha takon përfaqësues të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, prof. Ardian Gola, si dhe përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg.
Në takim kanë qenë gjithashtu të pranishëm Fitor Murati, konsull i Republikës së Kosovës në Strasburg, dhe Ilir Selmani, sekretar i parë i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg.
Gjatë takimit, Berisha ka ngritur shqetësimin edhe për situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Rama për politikat e ndjekura nga qeveria. “Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri”, është shprehur kreu i PD.
Takimi është zhvilluar në Strasburg, ku Berisha merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në kuadër të sesionit të saj vjeshtor.
/e.xh/r.e/