E Diel, 1 Nëntor 2026

Berns: S‘do të ketë asnjë formë ndarjeje të Kosovës

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bërns, hodhi poshtë idenë e çdolloj forme të ndarjes së Kosovës, ndërsa SHBA-ja dhe aleatët evropianë po mbështesin pavarësinë e Kosovës në interes të një Ballkani të qëndrueshëm. Bërns, ashtu si edhe i dërguari i ri i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Piter Fejt, kundërshtoi prerë idenë e ndarjes së saj, si edhe hodhi poshtë argumentet e Serbisë për ta mbajtur atë nën kontroll. Në komentet para gazetarëve të huaj në Uashington, Bërns tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë ose mbështesin ndonjë lëvizje drejt ndarjes qoftë jozyrtare, e kamufluar apo de jure. Në të njëjtën kohë, Bërns kritikoi ashpër argumentet e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, të shprehura nga ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, që shprehej të mërkurën në një koment botuar në gazetën "The New York Times", se vendit të tij po i imponohet një padrejtësi historike.

Deklarata

Është e çuditshme që të shohësh se kjo retorikë fyese vazhdon nga qeveria e Beogradit, kur qeveria e tyre paraardhëse, në emër të vendit, u përpoq të përzinte një milion shqiptarë të Kosovës nga vendi, si edhe shkaktoi atë që ndodhi në Bosnjë disa vjet para Kosovës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›