Bilanci i një viti në Tropojë, kryebashkiaku Byberi: Prioritet infrastruktura dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Unaza e Bjeshkëve është investimi më i rëndësishëm infrastrukturor që synon lidhjen e Alpeve Shqiptare, një investim që, sipas kryetarit të Bashkisë, Rexhe Biberaj, do të mundësojë lidhjen e më shumë se 80% të zonave turistike të Tropojës.
Por për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, gjatë vitit 2025 nuk janë lënë pas edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën në bujqësi, arsim, shëndetësi dhe shërbime komunitare.
Kryebashkiaku Biberaj tha se viti 2026 do të ketë prioritete për të përmirësuar më tej shërbimet në infrastrukturë, ndërsa do të punohet për rikthimin e disa shërbimeve në Tropojë, si Kadastra apo edhe shërbimet e transportit rrugor.
Tropoja tashmë ka krijuar traditën e turizmit, duke synuar përmirësimin e këtij sektori sipas kërkesave, së bashku me kapacitetet e nevojshme në funksion të turizmit.
Tropoja renditet ndër bashkitë me sipërfaqen më të madhe, duke shtuar edhe vështirësitë për të pasur një infrastrukturë të plotë, kjo edhe për shkak të terrenit. Gjithsesi, projekte të tilla infrastrukturore po e bëjnë të mundur jetëzimin e zonave me resurse të jashtëzakonshme, por që nuk ishin të aksesueshme më herët.
Gazetar: B. Muçmata
/rtsh.al/