E Diel, 1 Nëntor 2026

Molla e Korçës synon tregjet ndërkombëtare, Bashkia po investon për një fermë dhe qendër për ambalazhimin e prodhimit

Një fermë model e kultivimit të mollëve bashkë me teknologjitë më të fundit si dhe një qendër për seleksionimin e paketimin e mollëve do të ngrihet në Korçë, si një investim i bashkisë për të krijuar mundësinë për fermerët që mollët të arrijnë edhe në tregje më të mëdha, e rrjedhimisht të sigurojnë më shumë të ardhura.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Sotiraq Filo i cili tha se ky është një projekt që do të nisë realizimin e tij vitin e ardhshëm.

Ky projekt i bashkisë së Korçës pritet ti japë një tjetër hov zhvillimit të bujqësisë në këtë zonë duke vënë në qendër një nga prodhimet bujqësore më të përhapura dhe më të njohura siç është molla.

 Gazetare: K. Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›