Binjaket tamarine të lindura në një kopsht zoologjik në Britani, specie në zhdukje

schedule22:00 - 6 Nëntor, 2026
Një nga kopshtet zoologjike më të vogla të certifikuara në Mbretërinë e Bashkuar po feston lindjen e binjakëve të një specieje jashtëzakonisht të rrallë, tamarin bardh e zi, e cila konsiderohet në rrezik kritik zhdukjeje.
Shaldon Wildlife Trust, në Devon, bëri të ditur se binjakët lindën më 29 shtator, nga nëna Bobby dhe babai Pedra.
Drejtori i institucionit, Zak Sowell, e cilësoi lindjen një arritje të veçantë për ekipin, duke theksuar se shumimi i kësaj specieje është një proces mjaft sfidues.
Sipas kopshtit zoologjik, të vegjlit po zhvillohen mirë dhe kanë nisur të lëvizin mbi shpinën e prindërve, ndërsa eksplorojnë mjedisin përreth.
“Për një kopsht zoologjik të madhësisë sonë, të arrijë këtë rezultat dhe të jetë një nga vetëm dy kopshtet zoologjike evropiane që e kanë realizuar këtë gjatë këtij viti, është një moment jashtëzakonisht krenar për ekipin tonë”, u shpreh Sowell.
Ai shtoi se, megjithëse ky ka qenë një vit i suksesshëm për lindjet në Shaldon, binjakët e rinj përbëjnë një arritje të veçantë.
Tamarinët janë primatë shumë të ndjeshëm, që kërkojnë mjedise pa stres dhe kujdes të specializuar për t’u shumuar me sukses.
Për këtë arsye, kujdestarët e kopshtit zoologjik vendosën ta mbajnë të fshehtë lajmin për lindjen e tyre për disa javë, në mënyrë që familja të kishte qetësinë e nevojshme gjatë periudhës së parë pas lindjes.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

