VIDEO/ Atentat me armë zjarri në Athinë, plagoset rëndë 36-vjeçari shqiptar

schedule21:27 - 6 Nëntor, 2026
Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në zonën e Kolonos, në Athinë. Ngjarja ndodhi në rrugën Lenorman, në numrin 197, ku policia u njoftua pak pas orës 20:30 nga një banor i zonës.
Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët gjetën dy gëzhoja, ndërsa shqiptari u konstatua i plagosur rëndë brenda një automjeti, me dëmtime në zonën e barkut.
Ai u transportua me ambulancën e shërbimit kombëtar të urgjencës EKAB drejt spitalit Attikon, ku po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, dy persona janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje.
Deri më tani nuk ka informacione të mëtejshme mbi motivet e atentatit apo gjendjen shëndetësore të 36-vjeçarit.
Sipas informacioneve të fundit, 36-vjeçari shqiptar është qëlluar me armë zjarri në sheshin pranë kishës së zonës. Pas plagosjes, ai ka arritur të largohet me vrap nga vendi i ngjarjes deri te automjeti i tij, i parkuar rreth 150 metra më tutje.
Policia e ka gjetur atë të plagosur rëndë brenda makinës, me dëmtime në zonën e barkut. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit Attikon në Athinë.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

