E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biznesmeni Elman Abule dëshmon në SPAK, miku i familjes Veliaj jep shpjegime para prokurorëve

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur sot në SPAK. Ai është pyetur nga prokurorët për llogari të procedimit penal ku po verifikohet edhe roli i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Një ditë më parë në SPAK u thirr edhe bashkëshortja e tij, Marisa Nito, e cila dëshmoi për afro pesë orë.

Asaj i është sekuestruar celulari në 6 dhjetor kur u kontrolluan ambientet ku jeton e punon Ajola Xoxa si dhe shtëpia e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut.

Elman Abule dhe gruaja e tij Marisa Nito, konsiderohen persona me lidhje të ngushta me familjen Veliaj, ndaj dhe pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, Gjykata miratoi kontrollin në banesën dhe biznesin e tyre./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›