E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bledion Nallbati paraqitet në SPAK: Sqarova konfliktin e stisur gjatë fushatës

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u pyetur në lidhje me një ngjarje të ndodhur gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku u përfshi në një konflikt fizik.

Në një prononcim për mediet, jashtë ambienteve të SPAK, Nallbati tha se dha deklaratë “si person në dijeni”.

“Isha për të sqaruar situatën e një konflikti banal dhe të stisur nga Niko (Peleshi, drejtues politik i PS në Korçë..shënim i redaktorit) dhe çerrat e vet në fushatë, me qëllim cenimin e imazhit tim dhe cenimin e procesit zgjedhor”, tha Nallbati.

Ngjarja ndodhi më 3 maj në Devoll, pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, ku deputeti demokrat së bashku me vëllanë e tij u përfshinë në një konflikt fizik me një shofer kamioni.

Nallbati pretendoi asokohe se ishte një sulm politik. Për këtë ngjarje në pranga u vu vëllai i tij, i cili më vonë u la në masën “Detyrim paraqitje”.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›