FA zhvillon Kursin EOD – Niveli II, për rritjen e gatishmërisë operacionale

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, bëri të ditur sot se Shkolla e Trupës e Komandës Mbështetëse po zhvillon Kursin EOD – Niveli II.
Ky kurs ka për qëllim përgatitjen e avancuar teorike dhe praktike të specialistëve në fushën e çminimit dhe trajtimit të mjeteve shpërthyese, në përputhje me procedurat standarde të sigurisë.
Sipas gjenerallejtënant Kingjit, trajnimi kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë operacionale të personelit të Forcave të Armatosura, duke forcuar më tej kapacitetet kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
/a.f/r.e/