Podkasti “Flasim”, Rama: Adresë e-maili për ata që duan të ndajnë historitë e tyre

TIRANË, 27 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama vendosi sot në dispozicion një adresë e-maili për këdo që dëshiron të jetë pjesë e podkastit “Flasim”.
Adresa e e-mailit flasim@kryeministria.al është vendosur në dispozicion të kujtdo që do të jetë pjesë e tryezës së podkastit “Flasim”, për të ndarë historinë dhe po ashtu, për t’i bërë pyetjet e tij kryeministrit Rama.
Ndërkohë, Rama tha se kushdo që do të përzgjidhet për t’u bërë pjesë e këtij podkasti do t’i dërgohet një ftesë me e-mail.
“Kemi hapur një adresë për të gjithë ju që doni të ndani historinë tuaj në çfarëdolloj fushe ku ju besoni se jeni absolutisht në të drejtën tuaj t’i tregoni publikut atë që bëni. Nga ana tjetër duhet t’ju vijë ftesa”, shtoi Rama.
Podkasti “Flasim” është një format i veçantë komunikimi që synon të sjellë para publikut personazhe të ndryshme të shoqërisë, në një bashkëbisedim të hapur me kryeministrin Rama.
/a.f/r.e/