Blushi për raportin e DASH: Shqipëria nuk është më vend për të bërë biznes

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi sot ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në Shqipëri.
Në një deklaratë për shtyp, Blushi u shpreh se “ligji për investimet strategjike nuk ka sjellë zhvillim, nuk ka sjellë investitorë të mëdhenj, nuk ka sjellë mirëqenie, por vetëm favore për të afërmit e Ramës, për ata që ndajnë paratë, koncesionet, tokat, plazhet, resortet dhe pushtetin”, shtoi ai.
Sipas Blushit, “raporti përshkruan të njëjtat të vërteta të denoncuara nga opozita dhe Partia e Lirisë”.
Blushi tha se, “Shqipëria nuk është më vend për të bërë biznes, por është shndërruar në një zonë të errët ku ndahen interesat mafioze mes krimit dhe qeverisë”.
/m.m/a.f/