E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike: 1,67 milionë MWh energji të tregtuara

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Volumet totale të tregtuara në tregjet e ALPEX-it gjatë vitit 2025 arritën në vlerën 1.670.734,1 MWh, duke shënuar një rritje prej 42,46% krahasuar me vitin 2024.

Sipas raportit vjetor të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX), faturimi total i transaksioneve në blerje-shitje arriti në 369,46 milionë euro, ndërsa çmimi mesatar klerues ishte 118,38 €/MWh, duke reflektuar rritjen e likuiditetit, pjesëmarrjen më të gjerë të aktorëve të tregut dhe një funksionim të mirë të procesit të çmimformimit brenda kornizës së Tregjeve të Ditës në Avancë dhe atij të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë.

Në raport theksohet se bashkimi i Tregjeve të Ditës në Avancë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ka funksionuar në mënyrë të sigurt, me asnjë rast të Ndarjes së Plotë të Tregjeve (decouple).

Rrjedhja totale e energjisë ndërkufitare arriti në vlerën 351.152,95 MWh, duke konfirmuar përdorimin efecientë të kapaciteteve ndërkufitare dhe prodhuar çmime të njëjta midis dy zonave të ofertimit në 99,04% të MTU-ve.

ALPEX konsolidoi gjithashtu funksionimin e Tregut të Ankandeve Brenda të Njëjtës Ditë (CRIDAve). Gjatë vitit 2025, u tregtua një volum total prej 29.442,24 MWh, me një çmim mesatar klerues prej 139,17 €/MWh.

Gjatë vitit 2025 ALPEX mirëpriti 11 anëtarë të rinj burse dhe 1 anëtar të ri të përgjithshëm klerimi, duke arritur numrin total prej 45 anëtarë burse dhe 5 anëtarë të përgjithshëm klerimi në fund të vitit.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›