E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadastra: 60 vendime legalizimi për objektin 7-katësh në Sarandë

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Kadastra Shqiptare njoftoi se janë emetuar 60 vendime legalizimi për një objekt 7-katësh në qytetin e Sarandës, duke i hapur rrugë përmbylljes së procesit dhe pajisjes së banorëve me dokumentacion të plotë pronësie.

Sipas njoftimit zyrtar, objekti është ndërtuar në vitin 2005 dhe përbëhet nga 8 njësi shërbimi dhe 52 apartamente. Me miratimin e vendimeve të legalizimit, krijohen kushtet për vijimin e procedurave për regjistrimin përfundimtar të pasurive në favor të përfituesve.

Kadastra bën të ditur se banorët e objektit duhet të depozitojnë dokumentacionin që administrojnë pranë Drejtorisë Vendore Sarandë, në mënyrë që të procedohet me regjistrimin e pronave dhe lëshimin e dokumenteve përkatëse të pronësisë.

Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për formalizimin e situatës juridike të ndërtesës dhe garantimin e sigurisë ligjore për banorët e saj.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›