E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi ul me 4 lekë çmimin e naftës, do të shitet me 176 lekë/ litri! Benzina shkon në 166 lekë/litri

Bordi i Transparences caktoi çmimet e reja të karburantit në Shqipëri.

Prej orës 13:00, nafta do të tregohet me 176 lekë për litër, 4 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit.

Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 166 lekë/litër, 2 lek më pak se vendimi i fundit i bordit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi për Shtyp i Bordit të Transparencës

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 13 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›