E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas largimit nga PS, Reagon Marjana Koçeku: Grupi Bajri po e kërcënon me jetën e familjarëve

Vetëm pak ditë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u vetëshpall deputete e pavarur, Marjana Koçeku zbulon se është kërcënuar me jetën e familjarëve të saj.

Në një postim në Facebook, Koçeku bën të ditur se grupi Bajri në Shkodër ka kërcënuar familjen e saj pasi ajo doli kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”- thekson Koçeku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›