Briseida Çakërri merr mandatin e Bruna Mersini, betohet si deputete e Kuvendit

Briseida Çakërri u betua këtë enjte (30 tetor) si deputete e Kuvendit të Shqipërisë me Partinë Socialiste.
Çakërri zuri vendin e Brunilda Mersinit, kjo e fundit dha dorëheqjen nga mandati, pasi do të kandidojë për kryetare bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në Vlorë me 9 nëntor.
Bledi Çomo lexoi raportin e Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin ku tha se “Këshilli vlerësoi se deputetja Briseida Çakërri nuk rezulton të ketë asnjë paligjshmëri në zgjedhje për t’u betuar si deputete”.
Gjatë seancës plenare të sotme, ajo u betua me dorën mbi Kushtetutë, duke zyrtarizuar hyrjen e saj në parlament.
Mandati i kaloi Briseida Çakërrit në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si pasuesja në listën e kandidatëve të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me më shumë vota.
/rtsh.al/