E Martë, 3 Nëntor 2026

Kultura e misrit në Libohovë, Bashkia ndihmon fermerët në sistemimin e kanaleve ujitës

Kjo është periudha në të cilën fermerët e bashkisë se Libohovës po kryejnë shërbime të ndryshme për mirëmbajtjen e kulturës së misrit dhe korrjen e foragjereve kryesisht të jonxhës dhe barit të thatë.

Në këtë bashki sipas specialistit te bujqësisë, Filip Zëra, sipërfaqet e mbjella me misër janë rritur, për shkak se kjo kulturë favorizohet më tepër. 

“Aktualisht fermerët po punojmë për shërbimet e kulturës së  misrit, që është më kryesore në këtë zonë. Ndërkohë, po merren masa për sezonin e vaditjes”, tha Zëra.

Bashkia e Libohovës ndërkohë po punon për t’i ardhur në ndihmë fermerëve të zonës me sistemimin e kanaleve për ujitjen e tokave bujqësore.

Në bashkinë e Libohovës janë mbjellë me kulturën e misrit rreth 170 hektarë toke.

Gazetare: Boralda Pellumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›