E Hënë, 2 Nëntor 2026

Budina dhe Përmeti fitojnë konkursin e QKK për filmin me metrazh të gjatë

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ka shpallur fituesit e Konkursit për Kategorinë “Film Artistik me Metrazh të Gjatë” (regjisorë karriere).

Pas procesit të vlerësimit nga juria, dy projektet e përzgjedhura që do të mbështeten nga QKK janë: “Kapital Kom”, me regji nga Edmond Budina dhe “Flladi i Barit të Ri”, me regji nga Genc Përmeti.

Në njoftimin zyrtar, QKK ka përgëzuar regjisorët dhe ekipet fituese, duke u uruar sukses në realizimin e projekteve që synojnë të kontribuojnë në pasurimin e kinematografisë shqiptare. Gjithashtu, institucioni shprehu mirënjohjen për të gjithë aplikantët, duke vlerësuar përkushtimin dhe cilësinë e projekteve të paraqitura në këtë sesion.

1 nga 5

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›