Bulqizë/ Punëtorët e minierës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagën e 13-të

Punëtorët e minierës së Bulqizës kanë bojkotuar punën ditën e sotme (3 qershor), duke refuzuar të futen në galeri. Shkak i këtij reagimi janë pakënaqësitë e tyre lidhur me kontratat e punës, si dhe mosrealizimi i pagës së 13-të, një kërkesë e kahershme e minatorëve.
Sipas punëtorëve, mungesa e një zgjidhjeje për këto çështje ka sjellë revoltë mes tyre, duke i detyruar të ndërpresin procesin e punës deri në marrjen e një përgjigjeje konkrete nga kompania.
Gazetari Elvis Hila raporton se minatorët janë shprehur se kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës, ndërsa presin një reagim zyrtar nga drejtuesit e minierës për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.
Sipas kompanisë, paga e 13 do ju jepet në formë shpërblimi duke e ndarë në dy pjesë, gjysmën në dhjetor dhe gjysmën në qershor të vitit pasardhës.
/rtsh.al/