E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri vret gruan në gjumë me sëpatë në kokë

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot në një fshat të rrethit të Dibrës. Gruaja ka qenë duke fjetur kur burri ka marrë sëpatën dhe e ka goditur atë në kokë rreth orës 1:00 të Mesnatës. Si pasojë nëna e dy fëmijëve, Velie Tafa ka ngelur e vdekur në vend. Lazam Tafa, 43 vjeç, autori i këtij krimi të shëmtuar brenda familjes mësohet se vuante nga depresioni, mëgjithatë ende nuk ka një version të qartë për arsyet që e kanë shtyrë për të kryer këtë krim. Policia ka venë në pranga vrasësin ku dhe po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›