Shpërthim në një depo municionesh në afërsi të Sofjes
Disa shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhunr në mëngjezin e sotëm në afërsi të kryeqytetit bullgar, në një objekt për asgjësimin e municioneve,i cili është në pronësi të sektorit ushtarak, midis vendeve Çepinci dhe Çeloçeçence, informoi MPB bullgare.
Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale gjatë shpërthimit, dhe në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar ekipe të policisë, njësi të zjarrëfikësve dhe ndihmë e parë mjekësore, si dhe "Mbrojtja qytatare". Vendi është bllokuar nga pjestarët e policisë, ndërsa nga fuqia e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale.
Pas kontrollimeve të kryera të ajrit është konfirmuar rritja e pranisë së dioksid karbonit. Katër autobus të komunikacionit publik kanë shkuar në drejtim të Çelopeçanes në rast të evakuimit eventual të banorëve për shkak tymit.
Presidenti bullgar Georgi Përvanov menjëherë shkoi ne vendin e incidentit, me ç'rast pa ndërprerë merr informata nga organet kompetente për situatën në rajonin e Çelopençenes.
Sipas kumtesave të dërguara nga shefi i Shtatmadhorisë armatës bëhet fjalë për shpërthime klasike, gjatë të cilave nuk shpërndahen materie të rrezikshme. (INA)