Bush-Putin, bisedime në prill për mbrojtjen nga rraketat.
Presidenti Bush do të vizitojë Rusinë në 6 prill duke pranuar kështu ftesën që i bëri presidenti rus Vladimir Putin. Bisedimet e tyre do të përqëndrohen rreth mbrojtjes nga rraketat. Takimi i caktuar me nxitim do të zhvillohet në fund të një turneu në Evropë, ku Bush gjithashtu do të shkojë në Ukrahinë, Kroaci dhe në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Bukuresht. Presidenti Bush do të zhvillojë bisedime me Presidentin Putin në qytetin turistik Soki, në Detin e Zi dhe mendohet se ky do të jetë takimi i tyre i fundit si kryetarë shtetesh.Ndërkohë që presidenti i ri rus përgatitet të marrë detyrën në muajin maj dhe kur në Amerikë fushata presidenciale është në vazhdim, të dy udhëheqësit duket sikur kërkojnë të marrin disa vendime finale përpara se të largohen nga detyra. Disa probleme, si ai i mbrojtjes nga rraketat, kanë krijuar një tension kaq të madh midis Uashingtonit dhe Moskës.Gjatë një interviste me gazetarë të huaj, kur bëri të njohur planet për takimin në Soki, zoti Bush e bëri të qartë se ai ishte ftuar në qytetin turistik rus ku në mënyrë specifike do të bisedohej rreth problemit të mbrojtjes nga rraketat. Ai tha se e di që partnerët evropianë të Amerikës do të qetësohen nëse arrihet një marrëveshje me Moskën. Ai tha se është optimist se kjo mund të realizohet.