Gjendet i vdekur vëllai i Dritan Zhupës 'të fortit të Beratit'
Forcat e policisë së Beratit kanë gjetur orët e para të mëngjesit trupin e pajetë të një 32 vjeçari. Viktima Ilirjan Zhupa është gjetur pranë depos së ujit në lagjen "kala" i qëlluar me thikë në zemër. Tashmë trupi i pajetë i Zhupës është dërguar në murgun e qytetit të Beratit nga ku pritet që rezuoltatet e autopsisë të saktësojnë nëse kemi të bëjmë më një vrasje apo vetvrasje. Mësohet se viktima, Ilirjan Zhupa është vëllai i njërit prej të fortëve të Beratit në vitet '97, Dritan Zhupës, i njohur ndryshe si Shaip Zhupa, pjestar i bandës famëkeqe të Altin Dardhës. Për policinë ky fakt do të përbëjë pistën kryesore të hetimit.