E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çako takim me Vacel, diskutohet modeli çek i zjarrfikësve vullnetarë

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, priti sot në një takim, ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, Pavel Vacel.

Sipas njoftimit, Çako e falënderoi ambasadorin, për ndihmën e çmuar që Çekia ka dhënë ndër vite në fushën e emergjencave civile.

Kreu i AKMC-së, vlerësoi edhe ndihmën në ndërtimin e shkollës në Lalm pas tërmetit të vitit 2019. Çako po ashtu vlerësoi edhe mbështetjen e Republikës Çeke gjatë situatës së krijuar prej zjarreve në pyje në 2021 dhe 2025, veçanërisht në operacionet me helikopterin “Black Hawk”.

Çako u shpreh në një postim në rrjetet sociale, se gjatë takimit u diskutua edhe mundësia për të ndjekur modelin çek në krijimin e zjarrfikësve vullnetarë dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore e logjistike të mbrojtjes civile në Shqipëri.

“Ky bashkëpunim është një garanci për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së komuniteteve tona”, tha Çako.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, takim me ambasado... 1 nga 3

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›