E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis vaksinimi antigrip i personelit shëndetësor

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Personeli shëndetësor, në qendra të ndryshme shëndetësore në vend janë vaksinuar të parët, për të garantuar një mbrojtje më të mirë për veten, familjen, pacientët dhe kolegët.

Me nisjen zyrtarisht të fushatës së vaksinimit, në ditën e sotme, personeli i mjekëve, infermierëve në qendra shëndetësore në vend, kanë qenë të parët që e kanë kryer këtë vaksinë.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njofton, se vaksinimi dhe shëndeti i personelit shëndetësor është garanci për shëndetin e të gjithëve.

Fushata e vaksinimit antigrip 2025-2026 ka nisur në të gjithë vendin, ndërsa vaksina antigrip mbetet mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore të shkaktuara nga viruset e gripit që qarkullojnë në stinën e vjeshtës.

MSHMS ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit.

Këtë vit, për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ofron për të gjithë qytetarët mundësinë e zgjedhjes së vendit dhe kohës së vaksinimit, përmes platformës “e-Albania”.

Sipas udhëzimeve të MSHMS, vaksina antigrip mund të bëhet nga personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të bëhet edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh.

Nga fushata e vaksinimit antigrip të personelit shëndetësor 1 nga 10

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›