E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sistemi i referimit në shëndetësi, në Shkodër ka më shumë ndërgjegjësim për qytetarët

Poliklinika e qytetit e rikthyer në funksion prej disa muajsh ka ndikuar në eliminimin e radhëve pranë urgjencës por jo në masën e dëshiruar. Shefi i urgjencës së spitalit, njëherësh kirurgu Ardian Dajti,  thotë se në poliklinikë ofrohen shumë shërbime, ndaj edhe qytetarët duhet të drejtohen aty për marrjen e tyre.

“Rihapja e shërbimit të urgjencës shfryn ngarkesën e fluksit të njerëzve. Kjo është e lidhur edhe me mentalitetin e njerëzve të cilët duan shërbim të menjëhershëm në urgjencë. Nga ana tjetër është edhe detyra jonë ti japin shërbimin e urgjencës”, u shpreh Shef i Urgjencës Rajonale Shkodër.

Një tjetër hallkë e cila ka nevojë për sensibilizim është shërbimi në qendrat shëndetësore.

“Mjeku i familjes i jep mjekimin atij që i drejtohet mjekut të familjes, dhe thirrja jonë është që qytetarët të shfrytëzojnë këto hallka”, tha Ardian Dajti.

Ndonëse me një ulje të lehtë krahasuar me verën, urgjenca e spitalit rajonal Shkodër vijon  të jetë e mbingarkuar, ndaj bluzat e bardha apelojnë për më shumë ndërgjegjësim ndaj qytetare që krahas urgjencës mund ti drejtohen edhe mjekut të familjes më parë apo poliklinikës së qytetit.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›