E Diel, 1 Nëntor 2026

Caktohet më 12 dhjetor seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn

Ka përfunduar seanca paraprake për dosjen “Veliaj” në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Seanca paraprake u caktua më 12 dhjetor ku pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim apo rikthim të dosjes në SPAK për hetime të mëtejshme.

Nga të pandehurit, ka mbetur pa bërë mbrojtjen Erion Veliaj dhe biznesmeni Gentian Sula, të cilët do të dëgjohen në seancën e radhës.

Në seancën e mbajtur tre ditë më parë, GJKKO pranoi kërkesën e artikuluar nga Veliaj për më shumë kohë për t’u njohur me aktet. Pjesë e kësaj seance, ishte dhe Kryebashkiaku Veliaj i  cili e konsideroi një absurd tragjikomik vonesën e vënies në dispozicion të dosjes ndaj tij.

Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›