E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceca: Situata në Berat nën kontroll, uji është tërhequr nga tokat bujqësore

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Ceca, njoftoi se situata e krijuar nga reshjet aktualisht paraqitet e qetë dhe nën kontroll, falë angazhimit maksimal dhe të koordinuar të strukturave të linjës.

Ceca bëri të ditur se, “24 orët e fundit kanë qenë sfiduese për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, por situata aktualisht paraqitet e qetë. Uji është tërhequr nga tokat bujqësore dhe strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren”.

Ai bëri të ditur se, falë punës së koordinuar të Emergjencave Civile, forcave të Zjarrfikëses, MZSH, Drejtorisë së Bujqësisë, Agjencisë së Shërbimeve Publike, Policisë së Shtetit dhe Prefekturës, menaxhimi i situatës u bë i mundur në kohë dhe me efektivitet.

Arritëm të menaxhojmë me efikasitet situatën dhe të minimizojmë pasojat, u shpreh Ceca, duke shtuar se monitorimi do të vijojë deri në plotësimin e kushteve të plota të sigurisë.

Kryetari i Bashkisë shprehu mirënjohje për qytetarët që u prekën nga reshjet, duke i falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë orëve të vështira.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›