Çelet në COD ekspozita “Asnjëherë dhunë”

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Me një mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e fëmijëve, u çel ekspozita “Asnjëherë Dhunë”, një nismë që synon të ndërgjegjësojë për rëndësinë e rritjes së fëmijëve në një mjedis të sigurt dhe pa dhunë.
Kjo ekspozitë, e ideuar nga Instituti Suedez dhe sjellë në Shqipëri nga projekti i Këshillit të Evropës “Forcimi i edukimit për qytetari demokratike,” është frymëzuar nga fjalimi historik i Astrid Lindgren “Asnjëherë dhunë”.
Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, së bashku me nxënës dhe mësues, ndanë mendime dhe përvoja që forcojnë mesazhin e edukimit si mënyra më e mirë për të parandaluar dhunën.
Ekspozita do të udhëtojë nëpër shkollat e përfshira në projekt, duke sjellë mesazhe të fuqishme që nxisin të ardhmen për fëmijët pa dhunë dhe plot dashuri. /j.p/
1 nga 14