Celibashi: 67% e votave nga jashtë të numëruara, përfundon procesi në 5 qarqe

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri me dije se 67% e totalit të votave nga jashtë janë numëruar.
Sipas Celibashit, deri tani janë numëruar dhe vlerësuar 130.037 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre.
Celibashi bëri me dije se “ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për qarqet Kukës, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Tiranë”.
Sipas të dhënave të KQZ-së për votimin nga jashtë, deri sot në orën 14:40, Partia Socialiste ka marrë 69 766 vota ose 54.19% në total, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 36 115 vota ose 28.05% në total.
E treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet e cila ka fituar 10 636 vota ose 8.26%. /j.p/