E Diel, 1 Nëntor 2026

Cenuan rendin dhe sigurinë publike, Policia procedon 27 protestues

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Policia e Tiranës identifikoi dhe procedoi penalisht 27 shtetas, të dyshuar të përfshirë gjatë tubimit të datës 18 qershor, në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Policia procedoi shtetasit: G. S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A. H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeçe; E. K., 31 vjeçe dhe E. K., 32 vjeç.

Sipas Policisë, këta shtetas kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim, për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.

Gjithashtu, nga strukturat e policisë u sekuestrua dhe 1 automjet.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë, përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.

Policia e Tiranës apelon organizatorët e tubimit dhe pjesëmarrësit në të, që të respektojnë orarin dhe itinerarin e njoftuar për zhvillimin e tubimit, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, jashtë perimetrit të tubimit.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›