Tirana drejt zgjedhjeve të pjesshme, a do të ketë kandidat Lëvizja Bashkë apo do jetë në koalicion? Muçi flet në Quo Vadis

Kryeministri Edi Rama shkarkoi ditën e sotme kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të pjesshme lokale për bashkinë e Tiranës.
I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, foli për qasjen që do të ektë forca e tij politike në këto zgjedhje.
I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse do të jetë sërish Arlind Qori si kandidat, Muçi tha se kjo do të vendoset pas mbledhjes së anëtarësisë.
Ndërsa hodhi poshtë në mënyrë kategorike hyrjen në koalicion.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si e shikoni këtë garë që po afron?
Muçi: Unë e shoh si një shans shumë të mrië për Lëvizjen Bashkë. Në analizën tonë Rama në Tiranë gjendet në një situatë të vështirë. Jo vetëm për dëmet që i ka bërë pushtetit, por edhe për shkak të delegjitimimit që i ka bërë.
Borakaj: E keni emrin e kandidatit?
Muçi: Ende jo. Do të bëjmë një mbledhje.
Borakaj: Do të jeni të vetëm, apo koalicion?
Muçi: Koalicion me kë? Sepse nëse marr shkas sot që ish-deputetja e PL-së u caktua ministre e Edi Ramës, këtu nuk ka asgjë për tu habitur pasi kryetari i partisë së saj ka bërë të njëjën gjë. Ne i qendrojmë qasjes tonë, nuk bëjmë koalicion me asnjë.